Albin Kurti po e parasheh një verë të nxehtë. Për këtë ai ka marrë masat pak më herët.
Në këto ditë pranvere me shi, Zyra e Kryeministrit ka vendosur që të blejë një Air Condicioner- inverter 20 BTU, 6 metra gyp të bakrit dhe një kabllo elektrike me gjatësi 8 metra.
Për krejt këto pajisje që do ta “flladisin” kryeministrin Kurti, është paraparë që të shpenzohen 999 euro nga paratë e taksapaguesve kosovarë.
Kontratë nga Zyra e Kryeministrit për ta pajisur zyrën ka marrë “Eor Group SH.P.K” për vlerën 997 euro
Këto janë dokumentet e publikuara në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik: