Real Madrid dhe Manchester City u ndanë në barazim 1:1 në aktin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. Vinicius dhe De Bruyne ishin autorët e golave në këtë finale të parakohshme.
Ndërkohë për sa i përket lojtarit të ndeshjes, belgu Kevin De Bruyne është shpallur më i miri nga paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s. Mesfushori zhvilloi një paraqitje fantastike, ku me golin e tij i ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm.
“Ai kishte ndikimin që i duhej Cityt që të marrë një rezultat pozitiv në Santiago Bernabeu”, shkruhej në vlerësimin e panelit teknik të UEFA-s.