Ka përfunduar ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester Cityt ishte 1 me 1.
Vincius Junior e shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë, duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Kevin De Bruyne ‘bombardoi’ portën madrilene, për ta barazuar rezultatin.
Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në ‘Etihad Stadium’.