Sipas mediave spanjolle, kreu i gjykatës së Barcelonës ka refuzuar kërkesën e Dani Alves për lirim nga burgu, ndërsa 39-vjeçari brazilian ka mbetur pas hekurave.
Kujtojmë se ish-asi i Barcelonës ndodhet prej 3.5 muajsh në burgun e Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar, teksa dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në qytet.
Ka pranuar se ajo ka pasur një kontakt me viktimën e supozuar, megjithatë ka theksuar se ajo që ka ndodhur ka ndodhur me pëlqimin e saj.