Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në vazhdën e vizitës në Bangladesh ka takuar shefin e shtabit të forcave të armatosura të Bangladeshit, Gjeneral Sheikh Mohammad Shafiuddin Ahmed.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve si partnerë të barabartë.
“Trajnimet në fushat si deminimi, kërkim – shpëtimi dhe largimi i materieve të rrezikshme janë ato të cilat iu ofruam palës së Bangladeshit gjithashtu, ofruam edhe eksperiencën tonë në rritjen e numrit të grave në ushtri dhe në të ardhmen ekipet tona do të ofrojnë njohuritë e tyre rreth kësaj çështje”, thuhet në njoftim.