Dy automjete janë përplasur rreth orës 14:00 ditën e sotme në Gramsh.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaçivel. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona që po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.