Dita e Evropës është shënuar edhe në Serbi me një aktivitetet kur përmes luleve është formuar flamuri i Bashkimi Evropian dhe atij serb.Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret deklaroi se e duan shtetin serb në BE.
Ai tha se Ditën e Evropës këtë vitë e shënojnë pa shumë aktivitete meqenëse në fqinjin verior janë ditë zie për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në shkollë dhe fshatra ku humbën jetë dhjetëra serbë.“Në këto ditë pikëllimi dua të them sërish se ne duam që Serbia të anëtarësohet në Union, institucionet dhe shtetet anëtare janë unanime për të mbështetur anëtarësimin e Serbisë, ne duam që kjo qasje, ky proces të vazhdojë, në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, anëtare e plotë e familjes së BE-së. Kjo është ajo që ne duam që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit tonë demokratik, të jetë pjesë e një bashkimi që kujdeset për qytetarët e saj, kujdeset për qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj, kujdeset për brezat e ardhshëm”, deklaroi Giaufret.
Kujtojmë që në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ka një kapitull të veçantë vetëm për Kosovën ku theksohet normalizimi i raporteve me Republikën e Kosovës.