Të hënën në Kosovë kanë ndodhur dy aksidente me vdekje, njëri në Shipashnicë të Kamenicës dhe tjetri në Baicë të Istogut, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së hënës, në ora 08:15 në Shipashnicë të Kamenicës, një kosovar ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur ta kontrollojë veturën e tij, për pasojë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një arë jashtë rrugës.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku përgjegjës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Në mënyrë të ngjashme rreth orës 20:00 në Baicë të Istogut ka mbetur i vdekur një burrë tjetër kosovar.
“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./