Njëzet e pesë vite më parë ishte dita kur shkoj në perjetësi dhe për tu mbajtur për herë mend heroizmi i Besim Halilajt. Ai u vra pas një beteje të ashpër me forcat serbe, raporton Gazeta Papirus.
Besim Halilaj është njëri ndër dëshmorët e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çlirimin e atdheut nga barbaria serbe, ka rënë dëshmorë edhe vëllai i Besimit, Alban Halilaj, po ashtu edhe babai i tij, Daut Halilaj, mësues dhe atdhetar i njohur i Drenicës.
Familja Halilaj e Grykasit është shquar për heroizëm dhe qëndresë të armatosur kundër pushtuesve. Babagjyshi, Xhemajl Halilaj, ka qenë bashkëluftëtar i Azem Galicës, ndërsa gjyshi i tij, Zenuni, luftëtar i shquar i radhëve çlirimtare të Shaban Polluzhës/Gazeta Papirus/