Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë sot homazhe te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci në 25 vjetorin e rënies së tij.
Homazhet pritet të bëhen nga ora 10:00 në varrezat në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Tutje, Kurti do ta pret sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Takimi pritet të filloj nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë./Gazeta Papirus/