Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka deklaruar të hënën mbrëma se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk di se si ta menaxhojë sektorin e energjisë.
“Ministrja Artane [Rizvanolli] nuk ka asnjë lloj informacioni bash për kurrgjë hiq në sektorin e energjisë edhe haber nuk ka qysh me menaxhu këtë sektor”, u shpreh ai në Debat Plus.
“Është njeriu më jokompetent në Qeverinë Kurti për t’u marrë me sektor të energjisë”, tha ai.
Për më tepër, ai tha se Rizvanollit duhet t’i tregojë dikush “që di se si duhet të menaxhohet ky sektor”.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Azemi thotë se kur LDK-ja e drejtonte këtë proces, nuk diskutohej për statutin e Kishës Ortodokse serbe.
Ai deklaroi se marrëveshja e vitit 2015 e ka pasur një nen ku e ka dërguar atë marrëveshje në Gjykatë Kushtetuese për interpretim dhe për të dhënë shpjegim për zbatimin e saj.
“Atë kohë angazhimi i aleatëve tanë ka qenë maksimal me u ul dhe me e gjet një zgjidhje, që në atë kohë insistimi i SHBA-ve ka qenë njohja reciproke. Ky ka qenë emëruesi i përbashkët në dialogun që ishte duke u zhvilluar atëherë”, u shpreh ai.
“Historikisht e dimë që sa here je ul për me dialogu për një marrëveshje dhe nuk e ke arritur atë, herën tjetër kur ke bisedu për të njëjtën gjë kanë dalë gjëra tjerë shtesë, siç i ka dalë statusi i Kishës Ortodokse”.
“Pastaj kryeministri në vend që të jap zgjidhje, në vend që të harrojë një draft-statut të Asociacionit, këta janë marrë me tregu se qysh Grenelli i adminsitratës Biden ka qenë i mirë dhe nuk ia ka dashtë të mirën”.