Sot një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Istog.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një vetaksident.
“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Baicë të Istogut. Policia ka dalë në vendngjarje, ku viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Gashi.
Sipas tij, policët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga.
Ai ka theksuar se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.