Britania vendosi të largohet nga BE me referendumin e 23 qershorit 2016, dhe prej atëherë komentatorët thonin se kjo mund të sillte një ‘efekt domino’ që do të tërhiqte dhe vende të tjera, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Por Brexit nuk duket se rezultoi vërtet ‘kutia e Pandorës’ të cilës shumë koka të Brukselit i trembeshin.
Por tashmë në kohën pas një pandemie lënduese, lufte në Ukrainë dhe krize totale mjetesh jetese, euroskepticizmi është ringjallur në kontinent, siç rezultoi kësaj jave në Suedi.
Kreu i partisë së dytë më të madhe në Suedi, Jimmie Akesson, shkroi kësaj jave se “ka shumë arsye që ne të rivlerësojmë anëtarësinë tonë në union”.
Akesson tha se “pushteti gjithnjë në zgjerim i BE do të thotë se politikanët gjermanë, polakë e francezë vendosin se çfarë makine ne duhet të blejmë, sa do të kushtojë nafta dhe cilën pemë mund të presim ose jo në tokën tonë”.
Por bashkë me të, duket se dhe anëtarët më të vjetër të unionit ruajnë dyshimet e tyre të drejta mbi përfshirjen e bllokut në çështjet e brendshme të kombeve të tyre, thuhet në analizën e rrjetit më të lexuar britanik Daily Mail.
Analiza përmend Greqinë si shembull për marrëdhënie të trazuar me bllokun që prej aderimit në 1981.
Kriza madhore e vendit që nisi në 2009, ka qenë një burim madhor tensioni mes Greqisë e partnerëve në BE.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përpjekur shumë të riparojë marrdhënien me bllokun, por partia e tij Demokracia e Re pritet të humbasë shumicën në zgjedhjet e këtij muaji.
Ndërsa dhe Italia që gjithmonë ka qenë ‘eurofile’ dhe nga anëtaret e para të BE është kthyer në një prej vendeve më rebele anti-evropiane pas goditjesh shkatërrimtare që mori nga pa ndemia dhe reagimi ngadaltë e i paefektshëm i Brukselit, shkruan britanikja Daily Mail.
Në vizitën e saj në Bruksel në fund të vitit, kryeministrja Meloni dha mbështetjen për unionin, por analistët thonë se po luan lojën e bllokut nga nevojat financiare të vendit, shkruan Daily Mail.
Franca ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të komplikuar me BE, edhe pse tashmë është anëtarja e dytë me më shumë influencë.
Vendi është aktualisht i përfshirë nga protesta kundër qeverisë së Macron, i cili konsiderohet një mbështetës i fortë i BE.
Një sondazh i shkurtit nga ‘Eurobarometer’ tregoi se 57 përqind e francezëve nuk kanë besim te BE dhe 50 përqind janë pesimistë për të ardhmen e bllokut.
Në Suedi, lideri i partisë së dytë më të madhe në vend ndezi dje një tjetër debat euroskeptik kur tha se “është koha të rivlerësojmë marrëdhënien e vendit me BE”.
Jimmie Akesson tha se “pushteti gjithnjë në zgjerim i BE do të thotë se politikanët gjermanë, polakë e francezë vendosin se çfarë makine duhet të blejmë, sa do të kushtojë nafta dhe cilën pemë mund të presim ose jo në tokën tonë”.
Kreu demokrat suedez tha se vendi duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e BE si pjesë e rinisjes së marrëdhënieve me bllokun.
Akesson, partia anti-emigracion e të cilit ka influencë në qeverinë e qendrës së djathtë shkoi deri aty sa tha se “BE po shkon në drejtim të gabuar”.
Ai shkruante në të përditshmen vendase Aftonbladet:
“Shpejt zgjedhjet e përgjithshme në Suedi nuk do të kenë asnjë vlerë për vendin, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.
Akesson paralajmëroi se BE mund të vendosë të aplikojë më shumë politika liberale emigracioni në Suedi, edhe vendasit janë nga më pranuesit për çshtjen.
Ndërsa në Hungari presidenti Viktor Orban është kthyer në një prototip evropian së fundmi, pasi megjithëse anëtar i BE e NATO, ruan një lidhje të fortë me Vladimir Putin dhe vazhdiisht kërkon zbutjen e qëndrimeve evropiane me Rusinë.
Brukseli ka vendosur kufizime financiare ndaj Hungarisë prej këtij qëndrimi, si dhe prej qëndrimeve në lidhje me të drejtat e njeriut, azilin, emigracionin dhe LGBT.
Sipas hulumtimit të Eurobarometer, 43 përqind e hungarezëve janë pesimistë për BE dhe 44 përqind nuk i kanë besë bllokut.