Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, duke folur për kundërshtarët politikë, ia ka kujtuar kandidatit për kryeminsitër të VV-së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë.
Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisaarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala
Tutje, ai foli edhe programin e VV-së dhe profilin ideologjik të kreut të këtij subjekti politik.
“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program. Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV-ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala në T7.