Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Projektligji për Fondin Sovran është antikushtetues dhe sipas saj nëse bëhet ligj siç është ai do të dërgohet në Kushtetuese.
“Tentativa me kapë çdo gjë, me shpërfillë çdo procedurë, çdo ligj, për më tepër me ligj me tejkalu edhe Kushtetutën, këtë vetëm qeveria e LVV-së e bën”, ka shkruar tutje Bajrami.
Sipas deputetes opozitare Fondi ka me e “zhvillu vendin” duke anashkaluar krejt ligjet në fuqi.
“Për këtë Fond, bordin dhe organet e tij, që do të emrohen nga Qeveria/LVV-ja, s’ka me pasë Ligj të prokurimit – tenderat direkt me dosta/negociim i drejtëpërdrejtë, s’ka nevojë për kontabilitet, raportim finaciar, ligj të punës hiç se hiç, thjeshtë duhet me qënë i pëlqyshëm për pushtetin dhe mjafton”.
Bajrami thotë se gjëra të tilla nuk do të lejohen.
“Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues”, ka përfunduar deputetja e LDK-së.