Ledri Vula duket se ka vendosur të “pushtojë” tregun muzikor këtë verë! Në periudha shumë të shkurtra kohore, artisti po publikon këngët e albumit të tij të ri “Një GOAT për ty”, të shoqëruara me videoklipe.
E rradhës do të publikohet me datë 10 maj dhe titullohet “Prek”. Ditën e djeshme reperi ka zbuluar pak nga kënga dhe në videon e publikuar në Instagramin e tij dhe refreni “epik” i këngës ka tërhequë vëmendjen tonë, por…edhe të partneres së tij, Sarës.
“A m’len me t’prek”, është vargu që duket se do bëhet refren i kësaj vere.
E meqë Ledri bëri këtë pyetje, Sara ka një kërkesë drejtuar vajzave.
“Goca, a ka mundësi t’i jepni një përgjigje”, ka shkruar ajo në Instastory mbi videon e postuar nga Ledri.
Epo, edhe pse duhet ta pranojmë që Ledri është një ndër të preferuarit e vajzave shqiptare, në raste të tilla është mirë që përgjigja të jetë e qartë (if you know what we mean). Pra vajza, i keni kthyer akoma përgjigje Ledrit?