Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, shkruan Gazeta Metro.
Në takim, të dy kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
‘‘Prita në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve’’, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.