Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është ankuar në Gjykatën e Apelit të Hagës lidhur me intervistimin e tij në vitin 2019 në Belgjikë.
Shala në parashtrimin e tij madje, iu referohet deklaratave të hetuesve si “bla, bla të zakonshëm”.
“Lidhur me intervistën belge të vitit 2019, Shala argumenton se Trupi Gjykues gaboi kur konstatoi se i Akuzuari ishte mjaftueshëm i informuar për të drejtën e tij për ndihmë juridike para dhe gjatë intervistës. Shala gjithashtu pohon se hetuesi nuk e informoi atë për të drejtën e tij për të aksesoni një avokat pa pagesë dhe se gjuha e përdorur gjatë intervistës që i referohet “blah blah-it të zakonshëm” nuk është një njoftim i duhur”, thuhet në parashtrimin e Pjetër Shalës.
Megjithatë, Gjykata e Apelit në Hagë e ka rrëzuar komplet parashtrimin e Shalës.
Paneli ka pranuar një pjesë të ankesës, megjithatë ajo pjesë rreth intervistës së vitit 2016, është cilësuar e papranueshme në proces gjyqësor.