Komuna e Mitrovicës dhe ajo e Skenderajt kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti teknik në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar në sanimn e defektit.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimn e defektit dhe pritet që deri në orët e pasditës të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.