Elianë Blakaj është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Istog.
Blakaj, lajmin e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, përcjellë Gazeta Papirus
Ajo ka fajësuar kryetarin e degës së PDK-së në këtë komunë, dhe ka thënë se arsyet e shkarkimit janë absurde.
“Shkarkimi ka ndodhur në mënyrë tinëzare dhe tradhtare”, shkruan Blakaj në postimin e saj në Facebook. /Gazeta Papirus/