Taulant Xhaka ka qenë protagonist së fundmi në duelin ndaj Zurichut. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, në fund të sfidës ku skuadra e tij po mundej me shifrat 2-0, bëri një veprim që do të sjellë një pezullim të gjatë për të.
Xhaka nuk mbajti dot nervat kur luheshin minutat shtesë dhe në një diskutim me Markezano, i vendosi duart në fytyrë këtij të fundit. Kjo bëri që gjyqtari t’i tregonte atij kartonin e dytë të verdhë dhe të largonte nga fusha me të kuq kapitenin e Bazelit.
Por Xhaka nuk u mjaftua me kaq, pasi ai duke dalë nga tereni i lojës, iu drejtua Katiq dhe me një gjest të ngjashëm me atë të famshmin e Zidane ndaj Materazzit, goditi me kokë në gjoks kundërshtarin. Kjo bëri që në terren të shpërthente rrëmuja mes skuadrave dhe u ndëshkua me karton të kuq edhe Kryeziu e Burger.
Züri isch gfalle!
Tauli Forever ♥️???? #rotblaulivepic.twitter.com/7JInl3iTrZ
— Birnweich (@bireweich1893) May 7, 2023