GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Sali Berisha: Më 14 maj votojmë për ndryshimin e madhë

07/05/2023
në Lajme, Opinione, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Sali Berisha: Më 14 maj votojmë për ndryshimin e madhë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri sërish thirrje qytetarëve që në 14 maj të votojnë ndryshimin dhe të ardhmen e tyre.

Berisha ishte i pranishëm në qytetin e Fierit ku ftoi qytetarët që në 14 maj të otojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli.

Sipas tij shqiptarët të dielën e ardhshme do të rrëzojnë monizmin për herë të dytë.

“Për 5 ditë ne jemi para kutive të votimit, jemi para zgjedhjes më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë në 32 vite, zgjedhjes midis regjimit të Edi Ramës, ftesës së tij përpara, por përpara me Edi Ramën do të thotë fuqizim i të gjitha pushteteve në këtë vend, në duart e tij. Dhe ky do të ishte një gabim fatal për çdo zgjedhës, votues, pavarësisht nga bindjet politike.

Pushtetet e përqendruara në një dorë, në tërë historinë e botës dhe në historinë e Shqipërisë, kanë sjellë fatkeqësi, drama, mjerime, nuk kanë sjellë kurrë begati, mirësi për qytetarët. Ne e kemi provuar më keq se gjithë të tjerët gjatë diktaturës staliniste, por ne po e provojmë edhe gjatë këtyre 8 viteve.

Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt varfërisë, skamjes së frikshme e cila rritet nga viti në vit. Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt çmimeve të larta, të cilat vetëm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri në 2022 gjobitën çdo qytetar shqiptar me 430 mijë lekë shpenzime më shumë për ushqimet.

Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, varfëri e frikshme në rritje. Përpara me Edi Ramën do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tona. Do të thotë mbyllje shkollash, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, do të thotë bojkotim total të fermerëve shqiptarë.

Unë i bëj thirrje fermerëve të Myzeqesë, të Fierit, të mbarë Shqipërisë, të ndalen, të arsyetojnë me vete si kanë qenë këto vite për ta. A janë ndjerë të përfillur, apo të braktisur. Unë u them atyre se ata kanë qenë fermerët më të braktisur të Europës dhe botës.

Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara me gjoba, me ndëshkime, do të thotë defakto pa liri dhe të drejta, pasi ai kontrollon çdo gjykatë, çdo prokuror dhe sot nuk ka shqiptar që të mund të imagjinojë të fitojë një gjyq ndaj regjimit të tij monist.

Miqtë e mi!

Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, varfërisë, skamjes drejt boshatisjes. Vërtetë me 14 maj në zgjedhim qeveritarët vendorë, por ne kemi në dorë ndryshimin e madh, sepse këta kandidatë që ne paraqesim, Evdar Kodheli, Resmie Allushaj, Resmi Shanaj, Endrit Hazizaj, këta vijnë nga vota juaj, vijnë nga drita e diellit.

Këta kanë 5 muaj që ju keni patur fatin ti njihni, të lexoni, të dëgjoni për ta. Kurse kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij”, u shpreh Berisha.

Tags: Edi RamaFjalimipdpolitikaSali BerishaShqiperiaVotimi
ShareTweetShare
Previous Post

Jep dorëheqje ministri serb

Next Post

Masakër në Teksas, vriten 8 persona

Next Post
Masakër në Teksas, vriten 8 persona

Masakër në Teksas, vriten 8 persona

Lajmet e fundit

16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.