Zjarret janë jashtë kontrollit në pyjet e Albertës në Kanada. Qeveria lokale ka shpallur gjendjen e emergjencës në provincë, ndërsa mbi 25 mijë persona janë detyruar të evakuohen.
“Bëhet fjalë për një krizë të paprecedentë”, shprehen zyrtarët lokalë, ndërsa konfirmojnë se numri i vatrave aktive sa vjen e shtohet. Bëhet fjalë për mbi 100 të tilla, prej të cilave 36 janë totalisht jashtë kontrollit.
Autoritetet u kanë kërkuara mijëra personave që të jenë gati për të lënë shtëpitë në çdo moment.
Shkaku i zjarreve në pyje lidhet kryesisht me temperaturat shumë të nxehta të pranverës që janë ndërthurur dhe me shumë pemë të thata. Rreth 122 mijë hektarë janë shkrumbuar deri më tani.