Sot në palestrën “Karagaçi” do të luhet finalja e dytë mes Pejës dhe Trepçës.
Ndeshja nis në ora 17:00, teksa pritet të ketë interesim të madh për ta përcjellur.
Skuadra pejane synon fitoren për ta barazuar serinë e finales në 1:1.
Në rast të fitores, skuadra mitrovicase do të bënte një hap goxha të madh drejt shpalljes kampion.
Finalen e parë në “Minatori” e fituan “Xehëtarët” me rezultat 94:86.
Derisa për t’u shpall kampion nevojiten tri fitore.
Herën e fundit që Trepça ishte shpallur kampion ishte viti 2012-të kurse Peja në 2013-tën.