Një person vdiq dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën me armë zjarri në një restorant në Misisipi të premten mbrëma, ndërsa festohej festa meksikane e 5-Majit, njoftuan autoritetet policore.
Deri të shtunën paradite nuk pati të arrestuar për ngjarjen, por zoti Lemaire tha se hetimet vazhdojnë, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e autorit.
Pronari i restorantit “Scratch Kitchen” tha për gazetën “Sun Herald” se në restorant ndodheshin rreth 200 njerëz kur sulmuesi vrapoi pranë punonjësve që po bënin kontrolle sigurie në hyrje të restorantit
“Personi që qëlloi nuk ishte klient,” tha pronari Brittany Alexander.
Qyteti “Ocean Springs” ndodhet rreth 6 kilometra në lindje të qytetit Biloksi, në Misisipi.