Osmani ka thënë se Luan Haradinaj, 26-vjet më parë e fitoi përjetësinë, duke i dalë zot atdheut, duke u flijuar për lirinë dhe Republikën.
“Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. Rrugëtimi i tij u ndërpre, porse jo ëndrra e tij për idealin e brezave. Prandaj, Luani dhe liria ishin dhe janë një”.
Presidentja tha se Luani, së bashku me familjen, dëshmuan përkushtim, trimëri, guxim dhe kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.
“Luani dhe të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë sonë, shtetit tonë dhe të ardhmes së brezave. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së”, tha Osmani në përkujtimin e saj për Luan Haradinajn.