Liverpooli ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi në Premierligë, për të vazhduar të mbajë gjallë shpresat për një vend në top-katërshe.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi sonte ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Të Kuqtë” e shënoi Mohamed Salah, në minutën e 13-të.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 62 pikë dhe është i pesti në tabelë, me vetëm një pikë më pak se Manchester Unitedi, që është i katërti. Por, “Djajtë e Kuq” kanë dy ndeshje më pak.
Brentfordi është i nënti me 50 pikë.