Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Luan Haradinaj, në 26-vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Luani së bashku me shokët e tij ishin angazhuar për çështjen kombëtare ende pa filluar mirë lufta në Kosovë dhe pa dalë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Tutje, Kurti ka theksuar se Haradinaj kishte mbajtur lidhje me grupin e Adem Jasharit dhe Rexhep Selimit në Drenicë ashtu siç kishte koordinuar veprime dhe aksione me grupin e Zahir Pajazitit dhe Ilir Konushevcit në Llap.
”Deri në ditën e rënies, më 6 maj 1997, Luan Haradinaj e kishte kaluar me dhjetëra herë kufirin jugosllav që i mbante të ndarë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Atë ditë, ai ishte bashkë me një grup ushtarësh që po hynin në Kosovë, mes të cilëve i vëllai Ramushi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi,” ka shkruar ai.
Sot, janë 26 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Postimi i plotë i Kurtit: