Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:43.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës, në jug.
Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania ndërsa thellësia ishte 23.6 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore, pa shkaktuar dëme.