Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se më 6 maj të vitit 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luan Haradinaj ishte vetëm 23 vjeç.
Megjithatë, mosha e tij e re nuk paraqiti asnjëherë pengesë për idealin që ai kishte në zemër. Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen
Krasniqi ka shkruar në Facebook se pa guximin, frymëzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr.
“Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.