Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli edhe më herët është diskutuar në publik për pasurinë e saj. Çka deklaroi ajo këtë vit?
Agjencia Kundër Korrupsion ka nisur me publikimin e formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik.
Ministrja e Ekonomisë në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka treguar se ka një banesë prej 91 metra katrorë, e cila kap vlerën e 66 mijë euro.
Ajo po ashtu, ka treguar se ka një veturë të tipit Renault, e cila kushton 16 mijë euro.
Edhe kësaj here, ministrja Rizvanolli ka deklaruar një shumë të madhe të parave të ruajtura në bankë.
Ajo ka treguar në një bankë në Kosovë i ka të ruajtura hiç më pak se 196 mijë e 595 euro. Ajo po ashtu ka treguar se i ka rreth 1 mijë e 300 funta në një bankë në Angli.
Po ashtu, ajo i ka deklaruar edhe 11 mijë euro para të gatshme në një bankë në Kosovë, të cilat janë të bashkëshortit të saj.
Si pagë vjetore, Rizvanolli ka treguar se i merr 13 mijë e 823 euro, dhe këtë vit, i ka marrë edhe tre mijë e 135 euro si meditje.
Ajo po ashtu i ka deklaruar si të hyra vjetore nga një kolegj rreth dy mijë euro.
Si pagë vjetore të bashkëshortit nga një kolegj tjetër privat, ajo i ka deklaruar shtatë mijë e 683 euro.