Nisma Socialdemokrate e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garoj më numrin 121.
Ky numër për këtë parti dhe kreun e saj, Fatmir Limaj ka edhe një simbolik tjetër të rëndësishme.
Brigada e UÇK-së e udhëhequr nga Fatmir Limaj, kishte po këtë numër, 121.
Kujtojmë se Nisma në këto zgjedhje sloganin e ka ” Me Çlirimtarët”.
Kujtojmë që sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pas tërheqjes së shortit është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 135 dhe Nisma Socialdemokrate 121.