Mbrëmë, në hapësirat e jashtme të Teatrit Kombëtar u ndezën qirinj në kujtim të nëntë viktimave në Beograd, në sulmin e parë që u krye nga një 14 vjeçar.
Organizimi ishte i shoqërisë civile por në të u panë edhe figura politike, përfshirë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Por ky veprim duket se nuk i ka pëlqyer modeles Arbenita Ismajli.
Ndonëse është jashtë me punë dhe ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ajo nuk ka mbetur pa e parë e komentuar zhvillimin.
Ismajli ka zgjedhur Instagramin për t’i thënë dy fjalë.
“Marre, marre, marre. E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe edhe kjo iu ka mbetë”, është shprehur Arbenita në Instagram.