Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur 1 mijë euro në një institucion mikrofinanciar të enjten në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Shuma e grabitur është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur për Telegrafin se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.