Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës frikësohet shumë, dhe sipas tij fikën e shohim në çdo veprimet tij.
Krasniqi në Klan Kosova ka thënë se nuk mund cilësohet një njeri i popullit dikush të cilin e ruajnë 20 truproja.
“Frikësohet edhe mirë bile, frikën e shohim në çdo veprim të tij, Albin Kurti është esencialisht frikacak, se një njeri që nuk frikësohet më së pari prej popullit të vet nuk sillet me 20 truproja dhe 10 xhipa, se nuk ka ndodhë në Kosovë kurrë, as para as pas luftës, një lider, e lëre më kryeministër a president, me pasë roje e policë special që i kontrollojnë trupat e aktorëve që shkojnë në shfaqje me pa kryeministri, frikacaku ndryshe nuk definohet.” – ka thënë Krasniqi.
Instant / Shkarkimi i Ekipit Menaxhues të Asociacionit, Krasniqi: Ky ishte një shou i vogël
Kreu i PDK-së i ka cilësuar si të turpshme vizitat e Kurtit në përvjetorët e masakrave të ndodhura gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se aty janë parë 30 policë dhe 25 xhipa rend.
“Send më të turpshëm nuk ka se kur në përvjetorët e pranverës së dhimbshme të Kosovës sidomos gjatë muajit prill kur shkon në një fshat ku njerëzit i përkujtojnë dhimbjen e masakrave i sheh nja 30 policë edhe nja 25 xhipa rend.” – tha Krasniqi.