Një person është arrestuar sot, pasi që dyshohet se ka vjedhur stoli ari në vlerë prej 20 mijë euro. Vjedhja ka ndodhur në Fushë Kosovë me datën 20 Prill, ndërkaq policia e Kosovës sot rreth orës 06:00 ka arritur ta kap hajnin në Vushtrri.
Personi i dyshuar është E. Xh 41 vjeçar, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës.
“Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, e cila ka ndodhur në Fushë Kosovë, me datën 20.04.3023. Saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale”, thuhet në njoftimin e policisë