Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur si gabim historik miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur e që i cili përmban termin “të zhdukur me forcë”.
“Gabim i rëndë që të hiqet nga dokumenti termi ‘zhdukja me dhunë’. Në Kosovë ka pasur njerëz që kanë luftuar për ta mbrojtur pragun dhe shteti i Serbisë. Është gabim historik dhe kombëtar. Sherrin keni me ia pa në ditët në vijim”, është shprehur Selmanaj.
Ai ka thënë se është fatkeqësi për Kosovën për nivelin e përfaqësimit që ka sot.
“Në Qeverinë Hoti tema e të pagjeturve ka qenë topprioritet. Ne kemi thënë që nuk ka marrëveshje për asnjë çështje pa u arritur marrëveshja finale”.