Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Policia në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka bërë kontrollin në një lokal në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar pajisje: kompjuter – shtëpiza të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit (bixhozit).
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.