Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një filial bankar në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren.
Viktima mashkull kosovar punëtor sigurimi në filialin bankar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin të armës, ka hyrë në objekt dhe në pamundësi për të kryer grabitje është konfrontuar me viktimën dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë hetimit të rastit, është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi. Rasti nën hetime.