Dy të vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Emilia Romagna në Itali. Ndërkohë sipas mediave italiane 5 mijë njerëz janë në rrezik për tu evakuuar në zonën e Ravenës.
Pasi një burrë u vra në Castel Bolognese (Ravena) i rrëmbyer nga ujërat e lumit Senio, një tjetër viktimë është regjistruar nga shembja e një shtëpie në Fontanelice, në zonën e Bolonjës.
Kjo është konfirmuar nga zjarrfikësit dhe forcat policore, të cilët ndodhen në vendngjarje duke nxjerrur trupat nga rrënojat. Autoritetet italiane thonë se një tjetër person raportohet i zhdukur.
Përmbytjet kanë shkaktuar problematika me shkollat, linjat hekurudhore si ajo Bolonja –Rimini, disa rrugë në zonën e Ravenna dhe në Apenine janë mbyllur.
Në terren, përpos ekipeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve te mbrojtjes civile, është dërguar dhe ushtria.
Zona e alarmit të kuq në Emilia-Romagna sa vjen e po zgjerohet në anën lindore dhe gjendja kritiket pritet të vijojë edhe të enjten e 4 majit.
Nga zona e fushës së Bolonjës, në fakt, alarmi shtrihet edhe në kodrat e fushat e Bolonjës dhe Romagna-s.Ajo që është shqetësuese janë vërshimet e lumenjve Idice, Sillaro, Santerno, Senio, Lamone dhe Montone ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike.