Policia e Kosovës të martën në dy aksione të ndara ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 2023.
Pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar: A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve.
Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.