Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është gëzuar renditjes për pesë vende më lartë të Kosovës në organizatën “Reporterët pa Kufij”.
Osmani thotë se duhet festuar sukeseset e Kosovës në indekset ndërkombëtare, teksa duhet vazhduar angazhimin për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshm.
“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar. Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshme” ka shkruar Osmani në Twitter.