Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje.
Sipas policisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, vëllezër në mesa vete, në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht nënën e tyre.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Leposaviq 02.05.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht nënën e tyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.