Janë liruar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kështu thuhet në vendimin e marrë nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të siguruar nga KlanK.
Ekipi ishte i kryesuar nga Danijela Vujçiq, e i përbërë nga Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.