Deklaratën mes Kurtit dhe Vuçiqit për të Zhdukurit, me lot e plotë emocione e ka mirëpritur edhe Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e Nënave”
Kumnova shpërtheu në lot teksa ka folur për djalin e saj të zhdukur, që tha se tani së paku trupi i tij do të pushojë i qetë në vendlindjen e tij.
“Kthehet në vendlindjen e vet, në vendin ku ka le’ e së paku ja’u qesim një lule, edhe për evladin varrin ku e ka.”, tha nën lot Kumnova.
“Çka me thanë, jam e emocionuar. Sytë i kam në televizor. Na pëlqej. Ishalla do Zoti me u gjetë e me na i kthy. Ata janë të gjetur vec kanë qenë të fshehur nga Serbia. Vazhdimisht, ne me vite të tëra i përcjellim informacionet, lajmet e gjithcka. Serbët nuk ishin serioz për zbardhjen e fatit të pagjeturëve. Kjo mu si nanë, po më flen si hatër që do të bahet dicka seriozisht. Ishalla gjinden e na kthehen, le të pushojnë në vendlindjen e vetë.”, deklaroi e emocionuar Kumnova në Kanal 10.
“Kur të kthehet kryeministri na e shpjegonë më detajishtë. Ka ardh moment që edhe ata të pushojnë në vendin e tyre. Kemi pritshmëri. Po presim me taku kryeministrin, megjithëse po shihet qartë, s’po i humbin shpresat.”