Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj.
Haradinaj ka thënë se plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.
“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!”.
“Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk do të ndalemi derisa autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.
“Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve”.
“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/791299482361402