Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.Ai teksa e quajti të mirë telefonatën me diplomatin amerikan, tha se së bashku diskutuan agjendën e takimit të nesërm që do ta zhvillojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
“Pata një telefonatë të mirë me Derek Chollet sot, ku diskutuam agjendën e takimit të nesërm. Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së”, shkroi Kurti në Twitter.