Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se më 2 maj në Bruksel do të prezantohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Syla ka thënë se Asociacioni do të ketë elemente të mëdha të autonomisë. Ai thotë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është në dijeni për statusin.
“Qaq po shumë po rren, sa që kam menduar se po e fitoj najnjo. Po ai po tërhiqet”, ka thënë ai.
“Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit. Ose sic po thonë me gjuhë të VV-së, Zajednicë në veri, e Asociacion në jug. Komunat në veri do të jenë thuajse një pushtet tjetër. Ndërsa këto komunat në jug do të kenë autonomi të zgjeruar”, shtoi ai.