Për herë të parë, Zvicra ka marr kryesimin e organit që synon ruajtjen e paqes botërore, presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Një plus për paqen”, ishte slogani i Zvicrës që bindi 192 anëtarët e OKB-së për kandidaturën e Zvicrës.
Teorikisht një nga organet më të fuqishme në botë, Këshilli i Sigurimit është aktualisht në krizë. Për vitet 2023 dhe 2024 Zvicra do ta marrë këtë detyrë së bashku me Maltën. Shtetet anëtare marrin presidencën sipas rendit alfabetik për një muaj secila.
Pas majit 2023, Zvicra do të marrë presidencën për herë të dytë në tetor 2024. Si vend kryesues, Zvicra duhet të kryesojë mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në Nju Jork.