Pronarë të bizneseve të vogla të kryeqytetit kanë protestuar të hënën para ndërtesë së Komunës, raporton Ekonomia Online. Ata kanë kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.“A ka drejtësi në këtë vend”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “Neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, kanë qenë disa nga pankartat që ata i mbanin në duar.
Përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve të vogla, Sadudin Hasani, tregoi për arsyen e kësaj proteste.
Ai tha se kanë marrë edhe gjoba nga Inspektoriati.“Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në veprimtarinë në të cilën ne e ushtrojmë. Ne më herët kemi pas frigoriferë, na i ka largu komuna, na kanë udhëzuar të bëjmë kërkesë për leje dhe e kemi bërë atë kërkesë dhe nuk janë marrë për bazë ato kërkesa. Që një vit e kemi bërë këtë kërkesë”, tha Hasani.
“Na kanë dëmtuar tej mase, duke e ditë që biznesi kryesor gjatë verës e ka pijen. Nuk kemi pas diçka jashtëligjshme por gjitha produktet vendore”, tha ai, teksa shtoi se protestën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kushteve të tyre.Enver Gashi nënkryetar i shoqatës, tha se janë dëmtuar shumë si shkak i moslejimit të shfrytëzimit të hapësirave, raporton EO.